Kodheli: Emergjenca në Shkodër është menaxhuar me celularë
Deputetja e PS-se Mimi Kodheli deklaron se shteti ka funksionuar ne menyre skandaloze ne menaxhimin e emergjences gjate permbytjes ne Shkoder. Ajo iu referua nje letre nepermjet se ciles drejtori i KESH-it Stojku i kerkon Ministrit Prifti qe urdhrat te mos i transmetoje me mesazhe celularesh por ne rruge zyrtare.
"Në datën 7 Janar, drejtori i përgjithshëm i KESH, përmes një letre
zyrtare me numër protokolli 89, i kërkon Ministrit të Energjitikës,
Dritan Prifti që urdhrat dhe masat e dhëna nga kjo ministri të bëheshin
tashmë në rrugë zyrtare dhe jo më përmes telefonit apo sms-ve, në mënyrë
që këto urdhra të ishin të zbatueshme. Një turp i madh, i shkruar në
letër, e zezë mbi të bardhë. Në kulmin e emergjencës, teksa uji
vërshonte nga digat duke përmbytur dhe përparuar gjithmonë e më shumë në
zonën e Shkodrës, qeveria shqiptare jo vetëm ishte e vonuar në masat e
marra, por ishte dhe në kundërshtim me ligjin në urdhrat që lëshonte.
Shkodra u përmbyt pasi kjo qeveri nuk zbatoi ligjin dhe nuk zbatoi
rregulloren", deklaroi Mimi Kodheli.
Dorian Kodra