LSI: Rama të tërhiqet nga kërcënimet. PS: Meta, mandat të vjedhur
Levizja Socialiste per Integrim i kërkon kryesocialistit Edi Rama te terhiqet nga gjuha e kercenimeve dhe ultimatumeve dhe te lejoje deputetet te ulen ne kuvend. Sekretari per marredheniet me publikun ne LSI Luan Rama tha se fjalori i Edi Rames reflekton friken e tij.
"LSI e konsideron gjuhen kercenuese dhe ultimative te lidershipit te PS
si shprehje te krizes dhe frikes se ketij lidershipi per tu ballafaquar
me alternativa europianizuese dhe nderkaq gjen dhe njehere momentin qe
me shume pergjegjesi dhe luajalitet ta ftoj PS te distancohet nga kjo
gjuhe, nga tonet kercenuese dhe destruktive per marrjen me dhune te
pushtetit, pasi kjo gjuhe dhe menyre e te shprehurit nuk ka qene
asnjehere ne sjelljen politike te PS dhe e fton ate qe te zere vendin
legjitim qe i takon ne Kuvendin e Shqiperise per te cilen eshte votuar
nga qytetaret shqiptare", tha Luan Rama sekretar per marredheniet me
publikun i LSI-se.
Ne përgjigje Partia Socialiste shpjegoi se mandati i Ilir Metes ne
Tirane mund te rezultojë i vjedhur nese hapen kutite e votimit te 28
qershorit, sipas zedheneses se Partise Socialiste Armela Imeraj.
"Ilir Meta duket se qenka frikësuar shumë, nga e vërteta që hapja e
kutive do të zbardhë për mandatin e tij në Tiranë.Por, të vërtetës as
nuk mund t’i fshihesh dhe as nuk mund t’i shpëtosh me kërcënime apo
diversion. E vërteta ka dalë në shesh, Ilir Meta i trembet hapjes së
kutive pasi ai ka frikë se zbardhja e të vërtetës së 28 qershorit, do të
nxjerr në pah faktin se mandati i Ilir Metës në Tiranë, është mandat i
vjedhur nga Partia Socialiste. Kjo është e vërteta, ky është pazari i
ulët i Ilir Metës dhe Sali Berishës.", tha Armela Ymeraj, zedhenese e
PS-se.
Dorian Kodra
< I mëparshmi