Haiti, SHBA kryeson ndihmën ndërsa Klinton sot e viziton

Porto Prince, 16 janar, NOA Shtetet e
Bashkuara të Amerikës kryesojnë përpjekjet për ndihma humanitare në Haiti,
vendin që u godit në mënyrë fatale nga një tërmet para tre ditësh me 10 mijë
ushtarë që do përshpejtojnë ndarjen e ndihmave.
Tashmë edhe kontrolli i aeroportit kryesor të
vendit, në kryeqytetin Porto Prince u ka kaluar forcave amerikane, derisa qeveria
haitiane të jetë në gjendje të marrë përsipër sërish përgjegjësinë.Nga ana e tij, presidenti
Obama është shprehur se Shtetet e Bashkura do të mbështesin tërësisht
përpjekjet e shpëtimit dhe rimëkembjes së Haitit tani dhe në të ardhmen.
Konkretisht, qeveria amerikane premtoi 100 milion dollarë për
daljen e Haitit nga situata. Ndërkaq, ai gjithashtu u ka kërkuar ish-presidentëve
Xhorxh Bush dhe Bill Klinton që të drejtojnë përpjekjet private për
grumbullimin e fondeve për të ndihmuar Haitin.
Nga ana e saj, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka shkuar dje në Porto Princ
për tu takuar me presidentit e Haitit Rene Preval dhe për të parë nga afër
përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit.
Klinton ka pohuar se vizita e saj është një gjest
i cili shpreh përkrahjen e palëkundëshme, solidaritetin dhe keqardhjen e
Shteteve të Bashkuara ndaj njerëzve të Haitit. Ndërkohë,
n.e/NOA