Berlini feston 20-vjetorin e mësymjes në zyrat e ish-Stasit

Berlin, 16 janar, NOA Pasi Berlini festoi
pak muaj më parë 20-vjetorin e rënies së murit që ndante dy Gjermanitë, dje ai
përkujtoi 20-vjetorin e marrjes nën kontroll të qendrës së shërbimit sekret të
ish-RDGJ-së, e ashtuquajtura Stasi. Ky përkujtim u realizua përmes një
aktiviteti festiv përmes të cilit mijëra demonstrues mësynë në qendrën e
shërbimit sekret të RDGJ-së dhe morën në dorë informacionet që ajo zotëronte ndaj
gjermanëve.
Bëhet fjalë për një një aparat të tërë spiunazhi, i cili për dekada
me rradhë kishte denoncuar dhe shtypur popullin e vet.
Nga ana e saj, e ngarkuara e qeverisë gjermane
për të hetuar dokumentet e Stasit, Marianne Birthler e çmoi lart kurajon e
qytetarëve kundër policisë së fshehtë të RDGJ-së. Dokumentat e shpëtuara
atëherë janë edhe sot baza kryesore për përpunimin e diktaturës në
ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë.
n.e/NOA