E Diel, 1 Nëntor 2026

Raul Gonzalez kalon te Liverpooli?


Liverpooli është duke u përgatitur për të transferuar në Anfield kapitenin e Real Madridit, Raul Gonzalez.

Sportivja spanjolle Sport ka shkruar së fundi se Raul është kërkuar të kalojë vitet e fundit të karrierës në Liverpool dhe tani është duke e menduar me seriozitet këtë propozim.

Sulmuesi spanjoll është duke e diskutuar ofertën me agjentin e tij Gines Carvajal, edhe pse e di se çfarëdo lëvizje do të varet nga ajo nëse Reali do ta lirojë atë nga kontrata ekzistuese.

Spanjolli 33-vjeçar ka edhe disa propozime multi-milionëshe nga Lindja e Mesme dhe SHBA-të, por dëshiron të shijojë Ligën Premier para se të pensionohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›