E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Medvedev: Të miratohet traktati "Start"

Presidenti rus Dimitri Medvedev kërkon miratimin e traktatit “Start” nga ligjvenësit vendas, pas ratifikimit nga senati amerikan.
 

"Amerikanët e kanë bërë atë që e premtuan, e bënë me disa nuanca por e ratifikuan marrëveshjen. Tashmë është radha jonë, dhe konsideroj se do të merret një vendim i tillë", ka thënë Medvedev.
 

Marrëveshja për reduktimin e kokave bërthamore për 30 % u arrit në takimin e presidentëve Obama dhe Medvedev në Pragë në prill, 2010.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›