E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, gjendet e vdekur 28-vjeçarja, dyshohet vetëvrasja

Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bëjnë me dije se trupi i pajetë i Albana Dalipit u gjet sot në mbrëmje në banesën e saj në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Burimet thanë se pranë trupit të viktimës, që ka plagën e një plumbi në zemër, u gjet edhe pistoleta, me të cilën dyshohet se ka kryer vetëvrasjen.

Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshortin e viktimës dhe familjarë të tjerë, thanë burimet.

                                                                                             2011-01-17 21:49
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›