Haiti kolera prek kryeqytetin
Pese raste te personave te prekur nga kolera jane shenuar ne kryeqytetin e shkaterruar te vendit Port-au-Prince ndersa numri i viktimave ne te gjithe vendin ka kapur shifren 220. Sipas nje zedhenesi te nje grupi humanitar te OKB-se Imogen Wall te pesta rastet qe jane konfirmuar ne kryeqytet qe nga shperthimi i epidemise jane persona qe jane infektuar ne Artibonite nje nga zonat me te prekura dhe pastaj kane shkuar ne kryeqytet ku eshte shfaqur semundja. Diagnoza u vertetua shpejt dhe te semuret jane izoluar tha zedhenesi duke cituar informacione te dhena nga autoritetet shendetesore haitiane. Kjo nuk eshte nje vater e re dhune. Masat e parandalimit dhe kontrollit jane rritur ndjeshem ne kryeqytetin Port-au-Prince ku qindra persona jetojne ne baraka dhe ku me shume se 1 milion persona jane strehuar neper cadra qe prej termetit te janarit. Nje popullsi qe ka prioritet te preket nga epidemite duke marre parasysh kushtet ne te cilat jetojne. Punonjesit haitiane te shendetesise dhe grupe humanitare po perpiqen te perballojne shperthimin e koleres ne Haitin rural. Ata shpresojne te mos e lejojne perhapjen e semundjes vdekjeprurese ne kampet ku banojne te mbijetuarit e termetit ne kryeqytetin Port-au-Prince. Zyrtaret e shendetesise thone se numri i te vdekurve nga kolera ka arritur ne 220 veta mes tyre 50 te burgosur. Po ashtu sipas burimeve zyrtare me shume se 3 mije persona te tjere jane te semure shumica ne rajonin Artibonite ne Haitin qendror. Burimi i infeksionit mendohet se eshte nje lume i ndotur. Zyrtaret e shendetesise druhen se shperthimi i semundjes ne kryeqytet mund te jete shkaterrimtar per qindra mijera njerez te mbetur pa shtepi nga termeti i janarit te cilet jetojne ne kushte te renda sanitare. Ndersa zyrtaret e shendetesise kane pranuar se ka 5 raste te koleres ne kryeqytetin Port-au-Prince ata thone se individet jane infektuar ne Artibonite dhe pastaj kane shkuar ne kryeqytet ku eshte shfaqur semundja. Kjo eshte emergjenca e dyte me e madhe qe ka prekur vendin ne kete vit pas termetit te janarit. Gjithsesi Jocelyne Pierre Louis nje funksionar i larte i Ministrise se Shendetesise ka siguruar se situata eshte nen kontroll. Ne nje konference per shtyp ai i beri thirrje popullsise te mos pushtohet nga paniku. Edhe Presidenti i vendit Reneacute Preval ka vizituar disa zona te prekura nga epidemia dhe i ftoi qytetaret qe te kujdesen per kushtet higjieno-sanitare per te mos lejuar progresin e metejshem te semundjes. Njoftimet bejne te ditur se spitalet dhe qendrat sanitare ne rajonet Artibonite dhe Plateau e kane te veshtire te perballojne nevojat e pacienteve. Kjo eshte epidemia e pare e koleres ne Haiti qe prej me shume se 100 vjetesh dhe ekspertet thone se ajo mund te perhapet me teper perpara se te largohet.