E Diel, 1 Nëntor 2026

Austriaket per here te trete me fondin Nje OKB

Austria zgjeron kontributin e saj per programin Nje OKB ne Shqiperi

Qeveria e Austrise vazhdon ti ofroje mbeshtetje te rendesishme programit Nje OKB ne vend duke kontribuar me 200 mije euro ne Fondin e Koherences se OKB-se.

Dje ne Tirane u nenshkrua marreveshje nga qeveria e Austrise dhe Kombet e Bashkuara ne pranine e ministrit te Inovacionit dhe TIK Z. Genc Pollo dhe znj. Valbona Kuko drejtoreshe e Departamentit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj ne Keshillin e Ministrave.

Ambasadori austriak ne Shqiperi zoti Florian Raunig tha Ne jemi shume krenare qe kontribuojme per kete nisme pilot e cila po shkon shume mire ja perse qeveria e Austrise ka kontribuar dhe po kontribuon per here te trete me 200 mije euro.

Fondi i Koherences se OKB-se kontribuon per te rritur lidershipin e qeverise se Shqiperise ne shperndarjen e fondeve per zhvillim dhe ka per qellim te siguroje fonde te parashikuara. Qeveria se bashku me koordinatoren e perhershme te OKB-se dhe agjencite pjesemarrese te OKB-se percaktojne se cilat programe me prioritet kombetar do te mbeshteten permes Fondit te Koherences.

Qeveria austriake e cila ka kontribuar deri tani nje total prej 650 mije eurosh eshte nje nga donatoret kyce te Fondit te Koherences se OKB-se.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›