Haiti mbi 900 viktima nga kolera
Ka shkuar ne me shume se 900 numri i viktimave si pasoje e epidemise se koleres qe ka perfshire Haitin.
Sipas shifrave zyrtare te publikuara nga autoritetet vendase te shendetesise numri i personave qe kane gjetur vdekjen si pasoje e koleres ne vend ka arritur ne 917 prej ketyre vetem 121 qe nga dita e premte.
Autoritetet vendase shtojne se nga 14.642 persona qe jane paraqitur ne spital me simptoma te koleres 14.083 kane marre kuren e nevojshme ne kohe dhe jane larguar ndersa pjesa tjeter vazhdon te jete nen kujdes dhe izolim te plote prej mjekeve.