E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA parajsa e nazisteve

Departamenti amerikan i drejtesise ishte perpjekur prej vitesh ta mbante te fshehte pranine e nazisteve ne Shtetet e Bashkuara pas Luftes se Dyte Boterore. Por dosja sekrete nuk eshte me e tille.

Raporti nje pjese te te cilit departamenti ne fjale e kishte dorezuar por vetem pas nje censure drastike ka rene ne dore te Nee York Times i plote. Ai tregon se sherbimet sekrete amerikane krijuan nje parajse te sigurt ne Shtetet e Bashkuara per kriminelet e luftes shume nga te cilet u punesuan pas luftes ne CIA dhe ne NASA.

Rastet me flagrante jane ato te Oto fon Bolshving dhe Artur Rudolf. I pari ishte krahu i djathte i Adolf Ihmanit nje nga arkitektet kryesore per shfarosjen e hebrenjve i kapur nga sherbimi sekret izraelit ne Argjentine dhe i denuar me vdekje ne Izrael.

Bolshving u vendos ne Shtetet e Bashkuara ne vitet 50 dhe u punesua ne CIA ndonese disa zyrtare te agjencise ishin ne dijeni te se shkuares se tij. Rudolf ish-drejtor i Mitelverg fabrike e Rajhut III pergjegjese per prodhimin e rakteva V2 do te terhiqej ne SHBA ne kuader te Operation Paperclip programi i transferimit te shkenctareve naziste ne vend dhe do te punesohej nga NASA. Vite me vone agjencia do te nderonte ate si babain e raketes per eksplorime hapesinore Saturn.

Rasti i trete ishte ai i Cherim Tzobsogov nje ish-SS qe jetoi ne fshehtesi te plote ne Nju Xhersi dhe per motive qe nuk u sqaruan kurre gezonte mbrojtjen e Departamentit te Drejtesise.

Me keto raste dhe te tjera sic shkruan Nee York Times Amerika qe krenohej me te qenit nje parajse per te persekutuarit ne nje fare menyre dhe ne mase me te vogel u kthye ne parajse edhe per vete persekutuesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›