Haiti vazhdojne protestat anti-OKB

Pershkallezohen edhe me tej protestat ne Haiti teksa qindra banore akuzojne trupat paqeruajtese te OKB-se si pergjegjese per perhapjen e epidemise se koleres ne vend.
Ne kryeqytetin vendas Port au Prince mijera persona u perplasen me policine dhe me vete kaskat blu gjithesesi nuk u raportuan viktima nga keto perplasje.
Nderkohe nga ana e saj zyra e OKB-se ne Haiti deklaroi se nuk ka prova te cilat te vertetojne se epidemia e koleres ne vend eshte e importuar nga trupat paqeruajtese nderkombetare.
Numri i viktimave te koleres ne Haiti ka shkuar ne mbi 1100 viktima nderkohe qe rastet e para u regjistruan edhe ne Republiken Domenikane.