E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i NATO Afganistani kryefjala e bisedimeve

Duket se kryefjala e samitit te NATO-s ne Lisbone do te jete Afganistani si nje nga luftrat qe ka vene ne rrezik edhe vete ekzistencen e Aleances.

28 vendet anetare do te mblidhen me shpresen per te arritur nje strategji te re me te cilen NATO do te mbroje veten e saj ne nje dekade.

Ne samit do te marre pjese edhe presidenti rus Dmitri Medvedev si shenje e ngrohjes se marredhenieve mes NATO-s dhe Rusise.

Afganistani do te jete ne krye te axhendes ne kete samit me synimin per ti dhene fund luftes atje ne vitin 2014. Vete presidenti afgan Hamid Karzai do tu drejtohet anetareve me nje fjalim diten e shtune kur pritet te riperserise kerkesen e tij qe trupat e NATO-s duhet te largohen nga vendi brenda 2014 nje afat kohor ky i cilesuar si realist nga Uashingtoni qe gjithesesi nuk e cileson ate perfundimtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›