Hajdutet e tuneleve

Protagonistet jane nje bande hajdutesh qe pasi moren nje dyqan me qera ngjitur me nje banke hapen nje tunel i cili u mundesoi atyre grabitjen nga banka te mese 3 milione paundeve.
Ata nuk u arrestuan asnjehere nga policia vendase. Per shkak te fundit te saj te lumtur per hajdutet me sa duket kjo grabitje e bujshme e kthyer ne nje film ka pasuesit e saj edhe ne kryeqytetin shqiptar.
E kopjuar apo jo nga skenari i ketij filmi apo nga ngjarja e vertete ne kryeqytetin britanik e njejta fabul per here te dyte tentohet te realizohet edhe ne Tirane.
Gazmend Braka i njohur me nofken Gaxhai por edhe me nje nofke te dyte te vendosur per shkak te perpjekjeve per te lene burgun si njeriu i arratisjeve tentoi te rifitonte lirine nepermjet nje tuneli te hapur nga te njohurit e vet.
Ne vitin 2005 ne rugen Mine Peza ne Tirane u zbulua nje tunel pothuajse gjashte metra i gjate qe niste nga dyshemeja e nje dyqani.
Dyqani ishte marre me qera dhe nen maskimin se aty po shiteshin lule cdo dite nen te germohej per te hyre brenda burgut 302.
Kjo formule u konsiderua gjeniale per shkak se dheu i germuar transportohej pa rene ne sy me maskimin se ishte dhe lulesh.
Por tuneli u zbulua per shkak te zhurmave dhe policia nuk gjeti ne dyqan asnjerin nga autoret megjithese nga nje gjurme gishtash me vone arrestoi nje vlonjat.
Serish Gazmend Braka nje nder te paktet te denuar te perjetshem qe eshte betuar para gjykates se do te arratiset ne 2002-shin tentoi te arratisej nga burgu nepermjet nje tuneli i cili pas germimeve disa mujore e nxorri ne nje qeli tjeter.