Hajdutët i vjedhin shtëpinë Hans Ditrih Gensherit, i marrin stilografin e marrëveshjes historike
Ky është një makth për ish- ministrin e Jashtëm gjerman. Hans Ditrih Gensher u bë i njohur në mbarë botën për nënshkrimin e marrëveshjes së 12 shtatorit në Moskë për bashkimin e dy Gjermanive. Por hajdutët i kanë thyer shtëpinë dhe i kanë vjedhur bizhuteri dhe shumë gjëra me vlerë historike, mes tyre stilografin me të cilin kishte nënshkruar marrëveshjen. Kjo humbje më ka goditur rëndë në zemër, thotë Gensher. Hajdutët kanë qenë profesionistë pasi kanë arritur të hapin dritaret anti-plumb, të siguruara që nga koha kur ishte ministër.