E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutet me bluza te bardha


Policia ka arrestuar bashkëshortët Nikollë dhe Jetmira Koleci, nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

Operacioni i Task Force dhe Sektorit te Krimit Ekonomik në Tiranë, prej disa javësh vuri në përgjim mjekun onkolog, Nikollë Koleci dhe bashkëshorten e tij, farmaciste në Qendrës Spitalore Universitare "Nene Tereza", Jetmira Koleci, te cilet duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin vidhnin medikamentet e spitalit dhe i dergonin ne farmacite afer Qendres Spitalore Universitare. Ne keto farmaci ata detyronin pacientet qe te blinin medikamentet qe ne fakt duhet t'i merrnin falas.

Gjate konferences se tij per shtyp, drejtori i Policise se Tiranes, Sajmir Muca tha se, ilacet u kapën ne bagazhin e nje makine, pasi kishte pergjuar me pare aktivitetin e ciftit. Vlera vetem e nje dergese medikamentesh te vjedhur brenda nje dite ne farmacine e spitalit Onkologjik ishte 80 mije leke. Por ne total, sipas Drejtorit i Qendres se Kontrollit te Barnave shuma mund te jete mbi 3 milion leke. Sipas tij, barnat ishin lehtesisht te dallueshme, pasi kane dy etiketa, njera prej te cilave eshte vetem per Sherbimin Spitalor dhe tjetra nuk lejohet te shitet.

"Do të bëhen të gjitha verifikimet se kur janë shitur këto ilace dhe do të dalin të gjithë personat përgjegjës që kanë marrë pjesë në këtë akt", tha drejtori i Qendrës së Barnave, Besnik Jaku.

Zyrtari shpjegon se do te behet nje verifikim me i hollesishem per te gjithe farmacite dhe depot farmaceutike spitalore dhe se denoncimi edhe per rastin ne fjale ishte bere prej kesaj qendre.

"Ne i kemi dhënë informacione strukturave te policisë dhe bashkëpunimi ynë me ta ka qenë korrekt", tha Jaku.

Ndersa drejtori i Qendres Spitalore 'Nene Tereza', Saimir Ivziku ka paralajmeruar arrestime te tjera.

"Persona të tjera që do të vënë dorë mbi medikamentet e spitalit nga ne do të përballen me ashpërsinë tone, duke nisur me pezullime dhe pushime nga puna, deri në ndjekje penale", tha Ivziku.

Policia gjeti ne garazhin e ciftit te arrrestuar sasi te konsiderueshme medikamentesh, qe ruheshin ne kushte jo të pershtatshme.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen Sepolia në Athinë. Sipas policisë, një pako bombë ka shpërthyer në hyrje të një minimarketi,pronë e një 21-vjecareje shqiptare rreth orës 8 të mëngjesit. Vlorë, digjet endacaku
Një endacak 45-vjecar është gjetur i djegur mesditën e sotme pranë stadiumit të qytetit të Vlorës. Aksidente nëpër rrethe, dy të vdekur
Një e vdekur dhe një tjetër e plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur përgjatë aksit rrugor Korcë -Dersnik. Procesi ndaj Yzeirit, paraqiten provat kundër paditësit
Ka vijuar në Gjykaten Civile të Tiranës procesi ndaj gazetarit të njohur investigativ Ilir Yzeiri. Gazetari Yzeiri është i paditur në këtë proces gjyqësor nga fondacioni “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe pala paditese i kërkon shumën e 100 milionë lekëve për shkaktim dëmi moral. Tiranë, arrestohen tre grabitës
Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas, të cilët kryenin grabitje me armë ndaj taksistëve, si edhe biznesmenëve të vegjël në kryeqytet.


Lajmet kryesore

Rama: Pakti ynë për integrimin
PS propozon 10 pikat për të bashkëpunuar me maxhorancën
Ndotja shton tumoret
SHBA apel për qetësi në veri
Shpërthim në Athinë, plagoset shqiptarja

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›