Burrel, helmohen me mish pule 5 persona nga e njëjta familje
BURREL – Helmohen 5 persona në një darkë familjare në komunën Komsi në Burrel. Dy fëmijë, dy gra dhe një burrë janë paraqitur në spitalin infektiv të Burrelit, me probleme shëndetësore pas konsumimit të darkës së mbrëmshme.
Drejtori i Shëndetit Publik në Burrel bëri të ditur se pacientët janë helmuar me mish pule dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas tij, në darkë kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë, të cilët nuk kanë konsumuar mish pule dhe nuk kanë shfaqur probleme.
Pesë personat nga e njëjta familje vijojnë të jenë nën kontroll në spitalin e Burrelit. Mjekët e spitalit bënë të ditur se më herët janë paraqitur në spital edhe dy persona të tjerë, që dyshohet se janë helmuar me ushqime.
(er.nu/BalkanWeb)