I shpëtoi atentatit me minë, Petrit Marku përfitoi ulje dënimi 15 vite nga drejtësia
TIRANË- Petrit Marku, 43-vjecari, i cili mbeti i plagosur rëndë disa ditë më parë si pasojë e një atentati me eksploziv, ka mundur të përfitojë një ulje dënimi prej më shumë se 15 vitesh nga drejtësia shqiptare.
Marku ishte shpallur në kërkim në vitin 1999, me masë sigurimi “arrest me burg” dhënë në mungesë nga Gjykata e Tiranës, me akuzën e “vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje”. Pas arrestimit në 2003-shin, më 17 maj të vitit 2005, ai është ekstraduar nga qyteti i Gentit në Belgjikë, ku kishte mbajtur prej vitesh emrin e rremë Haki Mulaj. Krimin ai akuzohej se e kishte kryer më 16 shkurt të vitit 1999, në rrugën “Mine Peza”, kur ekzekutoi me armë zjarri Manil Likën.
Në gjykimin e dosjes së tij në shkallën e parë prokuroria kërkoi 23 vite heqje lirie për 43- vjecarin ndërsa trupi gjykues vendosi 21 vite burg. E sikur mos të mjaftonte ky dënim trupi gjykues pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar duke e dënuar 43-vjecarin me 14 vite heqje lirie.
Në ankimimin e cështjes në Gjykatën e Apelit, Marku kërkoi sërish ulje dënimi ndërsa kësaj here duke ndryshuar veprën penale nga vrasje me paramendim në vrasje me dashje. Në konkluzionet e saj trupi gjykues i dha të drejtë mbrojtjes së 43 -vjecarit dhe në mbyllje të procesit Marku u dënua përfundimisht me 12 vite heqje lirie.
Krahas kësaj 43-vjecari e coi cështjen deri në Gjykatën e Lartë sërish duke kërkuar ulje të dënimit nëpërmjet ndryshimit të veprës penale kësaj here nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme.
Por, Gjykata e Lartë nuk pranoi këtë kërkesë të mbrojtjes por as atë të prokurorisë e cila pretendonte se vrasja është kryer me paramendim kur 43-vjecari pas zënkës me fjalë në lokal e kishte pritur viktimën me synimin për ta vrarë.
Petrit Marku nisi vuajtjen e dënimit në vitin 2005 ndërsa për dy vite ka qëndruar në paraburgim deri në vendimin e gjykatës së apelit e cila e dënoi me 12 vite heqje lirie.
Përgjatë kësaj periudhe në paraburgim sipas kodit penal Petrit Markut i është vlerësuar sikur ka bërë mbi 3 vite burg ndërsa nga 12 vite i kishin ngelur për të ezaururar dhe 9 vite të tjera. Por, 43-vjecari u fal nga presidenti në vitin 2011 ndërsa nga përllogaritjet rezulton se në total ai ka bërë 6 vite burg për vrasjen e një shtetasi.
(e.m/BalkanWeb)