Kapet hajduti, vodhi një motoçikletë

Fier, 4 mars, NOA Forcat e policisë së Fierit kanë ndaluar 32-vjeçarin Hamdi Behluli, banues në këtë qytet, i dënuar edhe më parë për veprën penale të Vjedhjes. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Fierit, sipas të cilave, ndalimi i këtij personi u bë sërish për veprën penale të Vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, për arsye se ai dyshohet të jetë autor i vjedhjes së motorçikletës tip Loncino, në banesën e personit me inicialet L.R në fshatin Grëçalli të Fierit.
Ky mjet është gjetur në pikën e servisit të motorave në pronësi të Ali Hallës, në lagjen Kryengritja, Fier dhe u sekuestrua nga ana e strukturave të policisë në cilësinë e provës materiale.
n.e/NOA