E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat shqiptarë sulmojnë sajtin britanik

Një faqe interneti e organizatës së Investimeve Financiare të Britanisë së Madhe (UKFI), një organizatë që menaxhon investimet qeveritare në bankat e Britanisë së Madhe, është sulmuar nga hakerat. Në sajt shfaqet një mesazh që tregon se është goditur nga piratët e internetit me kombësi shqiptare. Sulmi është bërë në fundjavë. Në faqen zyrtare të UKFI-t u lexua ky mesazh: "Status: HackeD. Albanian Corrupt IceCr4cKeR, Foxi, L2H4X. Ajo filloi punën pas disa orë ndërprerjesh. UKFI nisi punën në nëntor të vitit 2008 për të menaxhuar investimet qeveritare në banka të tilla si: Banka Mbretërore e Scotland dhe “Bradford & Bingley”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›