E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/Tentuan të vrisnin kosovarin, arrestohen tre shqiptarë

Policia italiane arrestoi tre shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë tentuar të vrasin me armë një shtetas kosovar. Ndalimi i tyre u bë në Firence, ndërsa ata ishin shpallur në kërkim që prej 5 tetorit të vitit 2009. Sipas mediave italiane, mosha e të ndaluarve është nga 19 deri 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në qytet, ku 19-vjeçari kosovar punonte. Ai ka arritur t’iu shmanget plumbave në drejtim të tij, duke u ngjitur në katet e sipërme. Ndaj tij u qëllua me gjashtë plumba, por duke i shpëtuar sulmit. Policia kishte arritur të identifikonte autorët e ngjarjes, të cilët ishin shpallur në kërkim. Ata ranë në pranga ditën e djeshme nga karabinierët italianë dhe u shoqëruan në qelitë e burgut, në pritje për të dalë përpara drejtësisë italiane.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›