Hakerat sulmojnë serverat e Vodafone në Gjermani
GJERMANI - Vodafone Germany njoftoi sot se serverat e saj janë vënë në shënjestër nga një haker kohët e fundit, e cila rezultoi një ndërhyrje e paligjshme. Hakeri ka mundur të aksesojë të dhënat e më shumë se 2 milionë llogarive.
Të dhënat përfshinin emra, ditëlindje, gjininë, numrat e llogarive bankare dhe adresat. Vodafone thotë se pavarësisht nga ndërhyrja, të dhënat e kartave të kreditit, fjalëkalimet, numrat e telefonit dhe të dhënat e thirrjeve, nuk ishin vjedhur. Kompania beson se kjo ishte një punë e brendshme dhe ajo tashmë ka alarmuar autoritetet në Gjermani.
Vodafone Germany këshillon konsumatorët e prekur të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve dhe madje edhe pagesat direkte të cilat mund të kryhen nga bankat e tyre.
Pavarësisht nga pretendimet e saj se ndërhyrja nuk mund të ketë ndodhur pa njohurinë e personave të brendshëm, kompania thotë se vetëm një pjesë e 36 milionë klientëve të saj në Gjermani kanë qenë të prekur, ndërsa ata në rajone të tjera nuk janë prekur fare.
(er.nu/krokodili/BalkanWeb)