E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga vitin e ri do e kalojë me Abramoviç, për 1.8 mln euro

Këngëtarja Lady Gaga është një femër në “piacë”, jo vetëm për koncertet, por edhe me marrëveshje për performancë ekskluzive private.

Me rastin e Vitit të Ri, ajo do të këndojë në një festë private për Roman Abramovich, pronar i klubit të Chelsea, si dhe një nga më të pasurit e Rusisë. 

Milioneri duhet të ketë ofruar 1 milionë e 500.000 sterlina (1.8 milionë euro) për t'i rrëmbyer Lady Gagas një "po". Mësohet se "popstar"-i do të mbajë një koncert privat në jahtin e Abramovich dhe gjithçka do të zgjasë rreth 90 minuta. 

Të gjithë këtë, Roman duhet ta ketë bërë për të kënaqur partneren e tij, Daria Zhukova, e cila është fanse e Lady Gagas. 

Midis të ftuarve në këtë festë ekskluzive të Vitit të Ri, duket se do të jenë P.Diddy, Jay-Z dhe mbi të gjitha Beyonce, e cila kohë më parë ka qenë mikeshë e Gagas, aq sa të dyja kënduan edhe "Telephone". 

Kështu, pas "Kings of Leon" e Prince të blerë në të kaluarën vetëm për një natë nga Abramovich, presidenti i Chelsea ka realizuar kështu një tjetër goditje muzikore, duke shpenzuar rreth 900.000 euro më shumë në krahasim me shumën e tij të zakonshme, vetëm e vetëm për të pasur zonjushë Germanotan në bordin e jahtit. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›