E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet e BE per Shqiperine 82 milione euro

Me qëllim forcimin e institucioneve shqiptare, në funksion të procesit të integrimit europian, Komisioni Europian i ka akorduar qeverise shqiptare 83.2 milionë euro. Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu dhe ambasadori i Komisionit Europian Etore Sequi nënshkruan Marrëveshjen e Financimit për Programin IPA  në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit. Keto para qe KE jep u shkojne  10 projektet madhore të grupuara në 3 akse prioritare strategjike.
 
"Bashkimi Europian është shumë i pranishëm në Shqipëri me investime dhe burime financiare dhe kjo është filozofia jonë për mbështetjen e Shqipërisë. Kjo marrëveshje konsiston në 83.2 milionë euro asistencë. Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme do të përfitojë 3 milionë euro për modernizimin e sistemit të komunikimit dhe informacionit. 18.2 milionë euro do të jepen për strukturat e Policisë së Shtetit. Parlamenti do të mbështetet me 1.5 milionë euro për projektet që kanë të bëjnë me përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian", tha Sequi.
 
"Marrëveshja e financimit ndërmjpet qeverisë së RSH dhe KE për vitin 2007-2013, në të cilat vendi ynë është mbështetur nga ky instrument ka qenë në rritje nga viti në vit, pasi dhe projektet që pala shqiptare ka prezantuar kanë qenë gjithnjë dhe më ambicioze", tha Majlinda Bregu, ministre e Integrimit.
 
Pjesa tjeter e fondit do te shkoje per  projektet në infrastrukturë. Fokusi do të jene rrugët në zonat rurale. Për këtë qëllim do jepen 20 milionë euro. Do të jepen 1.5 milionë euro për ujësjellësat në Korçë, velipojë, Elbasan, Berat, Kuçovë, Lushnje, Fier dhe Sarandë. Gjithashtu do të mbështesim me financime Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›