Hakerët i shpallin “luftë” Izraelit

Izraeli njoftoi se që nga e mërkura ( 14 nëntor), janë bërë 44 milionë përpjekje nga hakerët për të thyer faqet qeveritare të internetit, që kur Izraeli filloi sulmet në Gaza.
Ministri i Financave, Yuval Steinitz, tha se vetëm një përpjekje ka qenë e suksesshme në një website, të cilin ai nuk e identifikoi.
Ai tha se kjo faqe është ri-ngritur sërish pas 10 minutave dhe ka funksionuar normalisht.
Në shënjestër kanë qenë faqet e internetit të kryeministrit të Izraelit, presidentit dhe ministrisë së Jashtme.
Një zëdhënës i ministrisë tha se sulmet kanë ardhur nga e gjithë bota, por shumica kanë qenë nga Izraeli dhe territoret palestineze.
Grupi i hakerëve “Anononymous” ka pranuar se ka realizuar sulme kibernetike ndaj faqeve të qeverisë izraelite që nga e mërkura.