E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carlos zgjedh Ronaldon për Topin e Artë

Ish futbollisti brazilian, Roberto Carlos mendon se Cristiano Ronaldo e meriton Topin e Artë këtë edicion, duke insistuar se Lionel Messi nuk ka fituar trofe të mjaftueshëm për ta konfirmuar këtë trofe.

“Të gjithë flasin për Messin, por unë them se ai nuk ka fituar mjaftueshëm dhe nuk ka vend më për të. Prandaj, këtë çmim do ja jepja Cristiano Ronaldos. Portugezi ia del t’i fitojë ndeshjet i vetëm”, deklaroi ish mbrojtësi i majtë për uebfaqen zyrtare të FIFA-s.

Carlos e pranon se e kishte synuar edhe vet Topin e Artë në vitin 2002, por kishte një konkurrent të fortë si bashkëkombësi Ronaldo, i cili e kishte fituar atë vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›