Do ta shihni Benzeman e vërtetë

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema thotë se ende nuk e ka arritur formën më të mirë, pas paraqitjes së shkëlqyeshme që e shfaqi në fitoren 5:1 ndaj Athletic Bilbaos.
Përfaqësuesi francez realizoi një gol dhe dhuroi dy asistime, për ta ndihmuar ekipin madrilen drejt fitores së radhës, pas mungesës për shkak të lëndimit.
“Nuk mund të them se kjo ishte ndeshja më e mirë për Real Madridin, sepse në të kaluarën kam qenë edhe më vendimtar. Gjëja më e rëndësishme është se ndihem mirë në fushë, pas 15 ditësh jashtë. Ditët e mira do të vijnë”, deklaroi Benzema për AS.