E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët kinezë kontrollojnë 23 satelitët e NASA-s

Hakerët kinezë kanë kontroll të plotë mbi kompjuterët e NASA-s që ndodhen në laboratorët Jet Propulsion Laboratory (JPL), të cilët kontrollojnë misionet e 23 satelitëve hapësinorë, përfshirë atë në Jupiter, Mars dhe Saturn. Hakerët, të cilët u zbulua se veprojnë nga një adresë interneti në Kinë, e arritën kontrollin e plotë mbi agjencinë hapësinore amerikane në nëntor të vitit 2011, duke pasur kështu aftësinë të kopjojnë dosje delikate. Ata mund të modifikojnë logo sistemesh dhe të zhdukin veprimtarinë e tyre. Vitin e kaluar, NASA u bë pre e 43 sulmeve kompjuterike që kishin tentuar të vidhnin të dhënat dhe raportet e saj, disa me sa duket të suksesshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›