Maksikani, Carlos Slim është njeriu më i pasur në botë
Carlos Slim, manjati i telekomunikacionit, i cili kontrollon rrjetin meksikan America Movil SAB (AMXL), është personi më i pasur në Tokë, sipas indeksit të Bloomberg Billionaires, i cili sjell nje liste te 20 njerëzve më të pasur në botë.
Pasuria e 72- vjeçarit meksikan kap vlerën e 68 miliardë dollarëve, me një fitim ditor 478.4 milion dollarë. Aamerikani, Bill Gates dhe Warren Buffett renditen në vendin e dytë dhe të tretë në listë.
Pasuria Slim është rritur me 11 për qind këtë vit, në bazë të llogaritjeve.
Braziliani, Eike Batista e gjen veten në vendin e 10 në kët listë, larg vendit të parë, vetëm një vit pasi kishte premtuar se deri në vitin 2015 do të bëhej njeriu më i pasur në botë.
Kjo listë është përpiluar duke patur parasysh tregun dhe ndryshimet ekonomike, në bazë të raportimeve të Bloomberg News.