E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga tarraca, në koma 11 vjeçari

SARANDE- Një femije 11 vjec ndodhet ne rrezik per jeten, pasi ka rene nga kati i dyte i nje pallati.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr.4, në qytetin e Sarandës, kur
11 vjeçari Eleandro Hyseni, banor i kësaj lagjeje, ishte duke luajtur me top sëbashku me vëllanë e tij mbi tarracën e një pallati dykatësh që ndodhet mbi ish- parkun e mallrave.

Gjatë lojës, ne perpjekje per te kapur topin ai ka humur ekuilibrin dhe ka rene pa ndjenja. Ai eshte transportuar ne spital ne gjendje te rende e me pas eshte derguar drejt Tiranes me helikopter.

Sipas mjekeve te Sarandes ai ka mberritur ne gjendje koma, me goditje në kokë dhe gjoks.
Shpresa DINE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›