Sarkozi, siklet për Papën, Karla në TV
Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ishte i shqetësuar për kohën kur do të mbërrinte për vizitë Papa Benedikti XVI, sepse përkonte me kohën kur gruaja e tij, Karla Bruni, do të këndonte drejtpërdrejt në TV. Incidenti është një nga rrjedhjet e miqve të ngushtë të zonjës së parë. Kristof Barbier, një gazetar në Paris, thotë se Karla, 44 vjeçe, është një divë e obsesionuar me veten me një temperament të egër. Në shtator 2008, Papa do të vizitonte pallatin Elize, rreth kohës kur Karla po këndonte një duet në një shfaqje televizive. Kur vjen Papa?, ka pyetur Sarkozi ndihmësit e tij, duke shtuar se gruaja ime duhet të jetë në spektakël. Dhe unë dua ta shoh atë. Anekdotat e Barbier, që janë shkruar në një libër të ri, përmbajnë citime të Karlës, duke e bërë të qartë se ajo ka bashkëpunuar për librin. Karla Bruni krahasohet shpesh me mbretëreshën e llastuar të Francës, Mari Antonet.