Të drejtat e fëmijëve, Topalli: Ndërgjegjësim nxënësve në shkolla
Gratë deputete duhet të shkojnë nëpër shkolla dhe të sqarojnë të gjithë nxënësit për detyrimet dhe të drejtat që u lindin nga kalimi i konventave për ta në parlament. Kjo është thirrja që kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli u ka bërë deputeteve gra pas kalimit në parlament të dy konventave për fëmijët, dhe që kanë të bëjnë me statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martesës si dhe me ratifikimine konventës për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve".
Gjatë fjalës së tij ministri i punës dhe çështjeve sociale Spiro Ksera tha se këto konventa janë të rëndësisë së veçantë edhe për sa i përket detyrimeve që lindin nga Bashkimi Europian.
Në séance e dytë plenare pas zgjedhjeve të 8 majit nuk ishin sërish deputetët e Partisë Socialiste përveç Kastriot Islamit dhe Andis Harasanit, ndërsa u kaluan disa projektligje të cilat u shqyrtuan gjatë javës në komisionet parlamentare. Megjithëse ka qenë i pranishëm në punimet parlamentare kryeministri Sali Berisha nuk ka preferuar të mbajë fjalim për zhvillimet politike në vend dhe kjo është nga të pakta raste që shefi i qeverisë merr pjesë vetëm në votimin e projektligjeve dhe ligjeve të sjella në parlament.