E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmed Shaik largohet nga Egjipti për në Emiratet Arabe

Kandidati për president i Egjiptit Ahmed Shafik është larguar nga vendi. Një zyrtar i aeroportit të Kajros ka thënë se kryeministri i fundit i Hosni Mubarakut, që u mund nga kandidati islamik në zgjedhjet presidenciale, Mohamed Morsi, është larguar nga Egjipti për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
 

AP citon zyrtarin të ketë thënë se Ahmed Shafik ka ikur nga Egjipti disa orë pasi prokurori i përgjithshëm u vendit nisi një hetim mbi pretendimet se ai kishte shpenzuar paratë publike gjatë kohës sa ka qenë ministër i aviacionit civil.
 

Zyrtari tha se Shafiku, shoqërohej nga tre vajzat e tij dhe nipat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›