E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët serbë sulmojnë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 10:16

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se ueb-faqja e saj zyrtare është sulmuar nga hakerët serbë, "me gjithë masat e ndërmarra kohë më parë për të shtuar sigurinë e saj".

Siç thuhet në mesazhet e hakerëve serbë, sulmi është bërë në shenjë mbështetjeje për serbët e Kosovës. Me këtë rast, mësohet të jenë vënë shkrime dhe simbole serbe.

Ministria thotë se ka marrë të gjitha masat që ta kthejë ueb-faqen në gjendjen e rregullt brenda një afati sa më të shkurtër. (REL)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›