Stefanoviq akuzon opozitën serbe për Kosovën

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 10:13
Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, ka akuzuar opozitën serbe se ka për qëllim "të shkaktojë kolapsin e politikës shtetërore ndaj Kosovës".
"Është e vërtetë se në veri mbizotëron atmosferë e keqe, për shkak të mesazheve të ndryshme nga Beogradi. Mendoj se një pjesë e opozitës është shumë aktive, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Stefanovicit.
Ky i fundit tha se Serbia, me marrëveshjen për tregtinë e mallrave me Kosovën, ka fituar më shumë seç ka fituar Beogradi politikisht në dhjetë vjetët e fundit, kur politikanët, sipas tij, "kanë bërë fotografi dhe kanë përsëritur frazat e njëjta". (REL)