E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parametra të ri për bisedimet me Kosovën

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 10:37

Ambasadori i Spanjës në Beograd, Inigo de Palacio Espana ka thënë se ideja për bisedimet për Kosovën duhet të sjell paqe afatgjatë në rajon.

Por, për ta arritur këtë, është shumë më rëndësi që të merren në konsideratë të plotë interesat e njerëzve të Kosovës, ka thënë Espana në një intervistë për të përditshëm serbe Politika.

Ai ka thënë se parametra të ri duhet të kërkohen në bisedime me Kosovën dhe ka thënë se pret që gjëra të reja të paraqiten në këto bisedime në mënyrë që të vihet deri tek zgjidhja përfundimtare.

Çfarë duhet të ndodh është mesazhi politik dhe ky mesazh të lexohet: Serbia ka interesat e saj legjitime për njerëzit e saj në Kosovë. Herët ose vonë të dyja palët do të gjejnë një model që mbron këto interesa, ka theksuar ambasadori spanjoll.

I pyetur se a duhet që Serbia të kushtëzohet me kandidaturën për BE pa u pajtuar me Bashkimin Evropian për Kosovën, Espana është përgjigjur që Serbia ka vijat e saj të definuara me kushtetutë, që BE i merr në konsideratë dhe ka mbështetjen e pesë vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.,

Espana tha se përfaqësuesit e Spanjës është e sigurt që do të japin opinion pozitiv për Serbinë me 12 tetor, madje Spanja do të bëj më të mirë që Serbia ta fitoj kandidaturën për në BE në dhjetor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›