E Diel, 1 Nëntor 2026

“Giesecke & Devrient”, furnizues i ri me pasaporta elektronike

Ministria e Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të kompanisë “Giesecke & Devrient”, kanë nënshkruar sot kontratën për furnizim me pasaporta elektronike.

Kontrata është nënshkruar pas përfundimit të procedurave për tenderin, “Furnizimi me pasaporta elektronike“, ku është konstatuar se ofertuesi “Giesecke & Devrient” nga Gjermania, ka ofruar tender ekonomikisht më të favorshëm, me çmim prej 6,631,896.00 euro.

Kjo kontratë përfshin furnizimin me pasaporta elektronike dhe sisteme përcjellëse për personalizimin e dokumenteve-pasportave elektronike, trajnimin e nevojshëm të stafit, shpenzimet përcjellëse dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemit gjatë tërë kohëzgjatjes së kontratës, thuhet në një komunikatë të MPB-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›