Hakersat maqedonas sulmojnë faqen e KShH

Faqja e KShH
Hakersa maqedonas kanë sulmuar faqen e Komunitetit Shqiptar të Helsinkit. Për disa ditë më radhë në faqen e KShH-në në internet shfaqej portreti i një të riu me pikturën e flamurit maqedonas në fytyrë, duke e shoqëruar atë me shprehjen: Sulmuar nga ushtria maqedonase kibernetike ,Mos luani me ne etj.
KShH kujton se Shqipëria dhe Maqedonia anë ratifikuar Protokollin shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik, e cila zgjeron objektin e Konventës në lidhje me kriminalitetin në këtë fushë, duke përfshirë në to akte të tilla si: shpërndarja e materialeve raciste dhe ksenofobike nëpërmjet sistemeve kompjuterike, si dhe kërcënimet dhe fyerjet ksenofobike dhe raciste.
Pak orë pas kësaj thirrje, faqja e KShH ka nisur të funksionojë normalisht. /F.S/