E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli merr masat: Reforma zgjedhore të përfundojë para zgjedhjes së presidentit

Share

Këshilli i Stabilizim Asociimit ne Bruksel u bëri thirrje palëve në Shqipëri të shpejtojnë punën për përfundimin e reformës zgjedhore përpara fillimit të procedurës për zgjedhjen e presidentit. Këshilli kërkoi po ashtu një proces gjithëpërfshirës për presidentin dhe forcim të shtetit të së drejtës.

Sipas Ditmir Bushatit, kryetar i Komisioni Parlamentar të Integrimit në Kuvendin e Shqipërisë, Këshilli konfirmoi perspektivën evropiane të Shqipërisë. Sipas tij, Bashkimi Evropian kërkoi qartësisht përfundimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare (paketa e mesit të nëntorit) përpara fillimit të procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe një proces gjithëpërfshirës dhe të negociuar mes palëve politike, për të zgjedhur një president mbi palët, simbol i unitetit të popullit, në frymën e Kushtetutës.

Këshilli kërkoi rezultate të prekshme në fushat që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës (drejtësia, korrupsioni, krimi i organizuar, pronat, administrata publike) dhe të drejtat e njeriut.

Kërkesa që reforma zgjedhore të përfundojë para zgjedhjes së presidentit shikohet si një masë preventive për zgjedhje të parakohshme në rast krize në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe për këtë është e nevojshme që në zgjedhje të hyhet me kuadër të ri ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›