E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokalisti i NRG Band akuzohet për dhunë seksuale

Besnik Qaka

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka akuzohet për dhunë seksuale. Prokuroria e Prishtinës ka dorëzuar aktakuzën kundër këngëtarit dhe seanca e fundit pritet të mbahet në fund të këtij muaji.

Qaka akuzohet se në fund të tetorit 2008, ka keqtrajtuar seksualisht një të mitur nën moshën 16-vjeçare.

Me këtë akuzë këngëtari i njohur rrezikon deri në 10 vite burg. Policia ka lëshuar flet arrestin që e detyron Qakën të paraqitet në gjyq me 30 maj /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›