E Diel, 1 Nëntor 2026

Një 49-vjeçar i vë flakën vetes para ndërtesës ku po gjykohet Breivik

49-vjeçari duke i vënë flakën vetes (foto AFP)

Një person, i paidentifikuar, i ka vënë flakën vetes para një gjykate në Oslo, ku po zhvillohet gjyqi ndaj Andres Breivik.

Pasi i vuri flakën vetes, ai ka tentuar të hyjë në gjykatë duke thirrur më qëlloni më qëlloni. Më pas ai është rrëzuar për tokë duke bërtitur. Policia ka ndërhyrë duke i hequr rrobat dhe kapelen ndërsa më pas e kanë nisur në spital.

Tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën por ka probleme në kraharor dhe stomak.

Raportet e fundit tregojnë se ai nuk kishte të bënte me çështjen Breivik.

Ai kishte mbërritur bashkë me avokatin në gjykatë për shkak se kishte aplikuar për asistencë sociale. Pasi ai ka marrë vesh se avokati ishte larguar nga gjykata, emigranti 49-vjeçar i ka vënë flakën vetes.

Policia ka konfirmuar se ai nuk kishte lidhje me gjyqin ndaj ekstremistit të djathtë Anders Breivik. /RT/

Përgatiti: F.S

Personeli mjeksor duke e dërguar në spital (Reuters)

Duke e futur në ambulancë (Reuters)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›