E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haki Doku,shqiptari i pare ne kampionatin e botes Handbike

Nga Bledi Gorica
Quhet Haki Doku dhe në Shqipëri shumë pak e njohin. Jeton në Milano të Italisë dhe merret me sportin e Handbike. Ky sport është shumë i zhvilluar në vende të tjera të botës. Doku ka filluar të merret me këtë lloj sporti si pasojë e pamundësive të tij fizike. Aktualisht aktivizohet ne Kampionatin Italian me skuadren e G.S RANCILIO Milano, gjithashtu merr pjese dhe në shumë aktivitete të tjera europiane sic është Kampionati Europian si dhe ne maratonen e Nju Jorkut që zhvillohet këtë vit. Haki Doku,shqiptari i pare ne kampionatin e botes' Handbike' Ëndërra e tij është të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 2008 në Pekin dhe ajo cka është më e rendësishme të përfaqësojë Shqipërinë në këtë aktivitet. Dëshira e tij për të marrë pjese në Kampionatin Botëror u realizua tashmë duke u bërë i pari shqiptar që merr pjese në një kompeticion kaq të rëndësishëm të Handbike. Per me teper informacione vizitoni sitin personal te Haki Dokut www.doku.it

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›