CSKA e Sofjes kërkon Kapllanin

- Kampioni i shumëfishtë i Bullgarisë, CSKA nga Sofja ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e kombëtares dhe golashënuesin e Karlsruhes, Edmond Kapllani. Sipas disa burimeve të klubit bullgar futbollisti shqiptar ka pohuar se dëshira e tij është të vazhdojë të luaj edhe më tutje në Bundesligën gjermane. "Kapllani ka thënë se ka dëshirë të luajë në Gjermani, por ne do të vazhdojmë të shpresojmë", kanë thënë të kuqtë nga kryeqyteti bullgar. Ndërkohë nëse nuk realizohet kalimi i Kapllanit te skuadra bullgare, atëherë CSKA do të angazhojë sulmuesin senegalez të skuadrës daneze Randers, Xhibi Fol ose sulmuesin e Belenensesit të Portugalisë, Hoze Garses. Ndryshe në Kampionatin e Bullgarisë, CSKA ndodhet në vendin e dytë me 69 pikë, 5 më pak se lideri Levski.
Reshat Ibrahimi