E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakiu këshillon Seldin për aktivizimin në biseda

09/04/10 22:10

Hakiu ndërron bisedë dhe i thotë Seldit se po e shikon të fjetur, në gjumë këto ditët e fundit. Seldi ia kthen se është e kundërta dhe shton se nga natyra është tip i lëvizur, por ka momente që edhe do rrijë në qetësi. Ai thotë se jo gjithnjë do ti ngacmojë të tjerët. Hakiu i tregon se ka vënë re se Seldi nuk flet fare dhe merr shembullin e diskutimeve të disa ditëve më parë ku u përfshinë gjithë banorët. Seldi ia kthen se ata i thanë të gjitha e nuk ngeli më gjë për të thënë. Ai shprehet se nuk i pëlqen të flasë për këto tema pasi nuk është thirrur në emision e ti duhet të flasë patjetër. Hakiu e këshillon që të flasë më shumë pasi nuk mund të quhet aktiv që vetëm kërcen e këndon, por Seldi insiston në idenë e vetë. Ai tregon se është natyrë që nuk flet shumë e nuk i pëlqen të flasë kot. Seldi mendon se edhe vetëm të flasësh, nuk trgon se je aktiv. Për veten e vetë, ai mendon se është një tip impulsiv dhe se nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë sjellje në shtëpi, edhe sikur ta lënë për muaj të tërë. Natyralizmi dhe spontaniteti janë strategjia ime- përfundon ai. Biseda e tyre kalon tek personat që Kika do donte që të largoheshin para tij nga shtëpia, pikërisht pasi ai mendon se ka të tjerë para tij për të dalë, por nuk dëshiron të përmend emra. Seldi insiston, por Kika tregon se janë rreth shtatë veta që duhet të dalin para tij. Ai shprehet se tani e ndjen veten të fortë sepse në fillim e ndjente vërtetë shumë mungesën e familjes, ndërsa tani u mësua dhe u përshtat me kushtet. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›