Gjirokastër, mjekët në protestë, kërkojnë prishjen e ndërtimeve pa leje përreth spitalit
Mjekët e spitalit "Omer Nishani"kanë organizuar grevë një orëshe për të frenuar ndërtimet pa leje në oborin e spitalit. Mjekët e spitalit rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër janë hedhur në një grevë 1 orëshe si përshkallëzim ndaj heshtjes së strukturave të pushtetit vendor për ndërhyrjet e paligjshme në teritorin e spitalit. Problemi i shfaqur kohë më parë po agravon me shpejtësi. Sipas mjekut Murat Kaçiobori spitali do të kthehet në një parking ku as ambulanca s'do të kalojë dot. Edhe para disa ditësh grupi i mjekëve të këtij spitali i cili është më i madhi në jug të vendit kanë reaguar ndaj këtij fenomeni por askush nga institucionet nuk i është përgjigjur kërkesave të tyre. Ndërhyrjet pa leje në këtë institucion shënohen nga të gjitha anët rrethuese të spitalit. Kësaj proteste sigurisht i është shtuar edhe drejtopria e spitalit, ndërkohë që mjekët paralajmërojnë se nëse nuk do të ketë një reagim nga institucionet përkatëse për këtë çështje atëherë edhe protestat e tyre do të përshkallëzohen.