E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika:Jam krenare kur kam të drejtë

09/04/10 21:05

Tatiana shikon se Domenika dhe Seldi kanë gjithë ditën që nuk flasin dhe shkon të pyesë Domin. Ajo nuk i përgjigjet sepse nuk do që ta dëgjojë Seldi që është pranë tyre. Tatiana ndërron bisedë dhe fillon të tregojë për një djalë që ka njohur më parë dhe thotë se me të ka kaluar gjashtë muajt më të bukur të jetës. Kur largohet Seldi, Tatiana e pyet sërish dhe ajo përgjigjet se janë zënka të vogla, por preferon të mos flasë tani për to. Tatinës i duket krenare si karakter, por Domi mendon se është krenare dhe mbron me bindje atë pjesë që e di se ka të drejtë, kurse kur e ka gabim, di ta pranojë edhe këtë gjë. tatiana i bën një vërejtje Domit pasi ato nuk kanë folur shumë me njera-tjetrën. Domi e mohon duke treguar disa raste, por Tatiana ia kthen se ajo është tepër e zënë me të tjerët dhe për të folur bashkë, gjen pak kohë. Domi i bën një pyetje Tatianës se si e shikon ajo, nëse mendon se ajo (Domi) luan apo nëse është karakter pozitiv. Tatiana mendon se është karakter pozitiv dhe se e luan mirë lojën. Ajo shton se janë disa persona që Domi nuk i ka qejf, por që shkon mirë me ta. Sipas Domenikës, ata mund ta dinë por gjithashtu iu leverdis që ta kenë mirë me të. Më pas, të dyja vajzat flasin për ambientin e krijuar në shtëpi. Domi mendon se në shtëpi, tani duhet të kishte më shumë gjallëri. Ajo tregon se në këtë rast, ndikojnë hatërmbetjet me njeri-tjetrin që sado që i sqarojnë, sërish u mbeten në mendje. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›