E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika dhe Tatiana, mendime të kundërta për Oltën

09/04/10 22:25

Edhe Domenika dhe Tatiana flasin për largimin e njërit prej banorëve ditën e nesërme. Domenika pranon se nuk do e kishte problem të dilte kushdo, përvec Oltës. Tatiana tregon se nuk do donte të dilte Hakiu ose Manal, ndërsa për të tjerët nuk i intereson se kush do dalë. Domenika habitet dhe i thotë se kishte menduar se Tatiana nuk do donte të dilte Miri. Tatiana ia kthen se do ti vinte keq, por ndonjëherë i duket sikur Miri ka nevojë që të dalë nga shtëpia. Ajo shprehet se me të tre banorët ka shumë afrimitet, ndërsa me Oltën jo dhe ndaj nëse do dilte ajo, nuk do ti vinte keq. Domi e pyet se përse nuk e ka gjetur ende mënyrën për tu bërë mike me të, por Tatiana tregon se Oltën nuk e kupton, edhe pse kanë bërë shumë biseda bashkë. Ajo mendon se pavarësisht se Olta është vajzë e mirë, shpesh i duket mendjemadhe e nuk i pëlqejnë disa përgjigje që kthen ajo, madje thotë se ajo nuk di të thojë as faleminderit, më fal. Domi e pyet nëse Olta i është përgjigjur për këto, por Tatiana mohon. Domi mendon se nëse Tatiana do i mendonte këto gjëra për të, menjëherë do kishte reaguar, për ti treguar se si është vërtetë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›