E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja e Dukes, perze Partizanin nga kompleksi

Jeton Selimi
Lojtaret e Partizanit nuk do ta kishin menduar qe edhe dje do te zgerlaqeshin mire e mire ne llucen e shtufit te fushave te kompleksit te tyre, kjo pasi udhetimi i dyte ne Kamez u shkoi bosh. Te kuqte e kishin bere prej vitesh zakon tashme. Kur shirat ishin te furishem, stervitjen e zhvillonin ne Kompleksin e Ekipeve Kombetare, por dje ishte dita e dyte me radhe qe rojet e kthyen skuadren mbrapsht. Arsyeja? E thjeshte fare, presidenti Duka ka urdheruar qe Partizani te mos stervitet me aty dhe strumbullari dihet: presidenti Xhani, i cili ka qene nje nder firmetaret e protestes se famshme. Per ta vertetuar kete mjaftojne fjalet e ish-trajnerit te Kombetares, Bejkush Birce, aktualisht drejtor teknik i klubit te kuq, i cili nuk ka perdorur lojera fjalesh per te thene te verteten. "Do te stervitemi ne fushat e klubit, pasi ne kompleks na kane mbyllur deren per shkak se presidenti Xhani ka firmosur protesten kunder Dukes". E nuk kishte si te ishte ndryshe me nje qe eshte mesuar t'i kundervihet edhe eproreve te tij ne kohe te diktatures. Nderkohe qe me i bute ka qene trajneri Lika, i cili u ka thene lojtareve qe "edhe sot (dje) do te stervitemi ne fushat tona, me pas te shohim". Megjithate, situata ne klubin e kuq duket e ndere, pasi lojtaret ende nuk dine se cfare do te beje Partizani, pasi te shtunen do te luhen ndeshjet e radhes se kampionatit shqiptar te futbollit dhe presidenti i kuq eshte betuar te mos e zbrese skuadren ne fushe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›