E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja e Kosoves, fqinjet "hidhen ne sulm"

Fqinjet pranojne Kosoven si shtetin me te ri ne bote. Tre vende jane bere shtetet e para fqinje me Serbine qe kane deklaruar dje zyrtarisht, se njohin pavaresine e Kosoves. Kroacia, Bullgaria dhe Hungaria kane leshuar nje deklarate te perbashket, ku thuhet se vendimi i tyre ishte marre pas nje shqyrtimi te imtesishem dhe ne perfundimet e BE-se. Keshtu, ata kane sfiduar ultimatumet e Beogradit, i cili kerkoi mosnjohjen, duke pretenduar se deklarata e shpalljes se pavaresise ishte e jashteligjshme dhe se Kosova eshte ende province e saj. Te tre vendet e pershkruan dje rastin e Kosoves si unik, ndersa shprehen gatishmerine e tyre per t'i zhvilluar me tej lidhjet me Serbine. Reagimi serb ishte i menjehershem. Duke folur nga Athina, ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, i paralajmeroi vendet qe po njihnin Kosoven, se nuk duhet te prisnin marredhenie te mira me Beogradin.
Analistet pohojne se deklarata e perbashket e ben te qarte se Bullgaria, Kroacia dhe Hungaria do t'i mbeshtesin perpjekjet e BE-se dhe NATO-s per te ruajtur stabilitetin dhe per te ndertuar demokracine ne Evrope. "Eshte domethenese, vleresojne ata, qe te tre vendet e bazojne vendimin e tyre ne gjykimet e udheheqesve dhe ministrave te Jashtem te BE-se dhe shfaqin shprese se Beogradi do ta ruaje "orientimin e tij evropian". Hungaria dhe Bullgaria jane anetare te BE-se, kurse Kroacia eshte ne procesin e negocimit te anetaresimit.
Sakaq, dhe Kanadaja, sikunder Japonia dy dite me pare, e njohen pavaresine e Kosoves, duke bere qe Serbia t'i terheqe ambasadoret e saj nga keto vende. "Ne iu bashkengjitem komunitetit nderkombetar dhe e njohem Kosoven si shtet i ri", deklaroi ministri i Puneve te Jashtme, Maksime Barnier. Ai shtoi se Kosova "nuk mund te krahasohet me Kuebekun". Kanadaja eshte e fundit nga grupi i shtate vendeve me te industrializuara te botes G7, te cilat kane njohur Republiken e Kosoves.
Lajm i mire erdhi dhe nga Principata e Monakos, e cila gjithashtu njohu dje Republiken e Kosoves, si shtet te pavarur e sovran. Jean Pastorelli, keshilltar per Marredhenie me Jashte i Qeverise se Monakos, i dergoi nje leter Presidentit Fatmir Sejdiu, ku e njoftoi se "Principata e Monakos, nga dita e sotme, e njeh Republiken e Kosoves si shtet sovran dhe te pavarur". "Qeveria e Principates i shpreh Republikes se Kosoves deshirat me te mira per paqe dhe prosperitet", nenvizonte Pastorelli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›