E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mielli, Serbia nis embargon

SHKODER - Serbia ka vendosur embargon e eksportit te dritherave, duke prishur dhjetera kontrata me tregtaret e veriut te Shqiperise. Lajmi eshte pohuar dhe nga drejtori i Doganes se Shkodres, Olsi Kabashi. Ai ka bere dje te ditur se "Serbia ka bllokuar furnizimin me drithera per te gjithe veriun e Shqiperise". Sipas tij, qe ne muajin shtator te vitit 2007 Serbia ka nisur te bllokoje tregtine me dritherat, ndersa mesohet se ka qene furnizuesi kryesor per Veriun e Shqiperise. Dritherat qe vinin nga Serbia ne Shqiperi ishin prodhime te fushes se Vojvodes.
I pyetur per arsyen e ketij bllokimi, Olsi Kabashi pergjigjet se "nga kontaktet e ndryshme qe kane pasur me palen serbe, eshte mesuar se Serbia kete bllokim tregtar me Shqiperine e ka bere me justifikimin se kerkon te krijoje rezerva per veten e saj". Por, nderkohe levizjet e tregtise se dritherave tregojne te kunderten. Sipas tij, ky justifikim hidhet poshte, pasi ne kohen qe Serbia bllokon eksportin e dritherave ne Shqiperi, tregtia me shtete te tjera, jo larg nesh me drithera, vazhdon normalisht. "Nuk ka as edhe nje prishje te kontakteve, vecse me tregtaret shqiptare. Situata e krijuar le te kuptohet se kemi te bejme me nje embargo te Serbise ne furnizimin me drithera".
Tregtaret shkodrane, qe konsiderohen si me te medhenjte per tregtine e dritherave, pohojne se jane gjendur perballe shume veshtiresish, sepse kishin lidhur kontrata qe parashikonin vite ekzistence. Por tani ato kane pushuar se ekzistuari dhe ne keto kushte tregtaret tane kane nisur te shohin ne tregjet e dritherave mundesi te tjera per te vazhduar punen e tyre.
I pyetur per mallrat qe marrim aktualisht nga Serbia, drejtori i Doganes, Kabashi, pohon se jane pakesuar keto produkte, duke u reduktuar vetem ne pije energjike dhe nje lloj birre. Ky bllokim i bere nga Serbia ka sjelle probleme jo vetem ne cmimin e dritherave, por ka ndryshuar edhe ekuilibrin tregtar. Sipas Kabashit, ne situaten e krijuar duhet te behet nje rikompozim i hartes se Ballkanit dhe te krijohen lidhje tregtare, te cilat te mos nderpriten per arsye nga me te ndryshmet si ndodhi ne rastin e Serbise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›